Lajme

Policia gjen mbi gjashtë kilogramë drogë të fshehur nën gurë

Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Vërmicë, sot ka gjetur mbi gjashtë kilogramë drogë të fshehur nën gurë.

“Sot, më 31.01.2022, gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve policore në funksion të menaxhimit dhe kontrollit efikas të kufirit shtetëror, në zonën e përgjegjësisë në një breg kanë gjetur një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar narkotike të fshehur nën gurë”.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësia e antidrogës në Prizren, e cila, së bashku me njësinë e forensikës rajonale, ka dalë në vendngjarje.

Dyshohet se sasia e substancës së dyshuar si marihuanë ishte fshehur nën gur nga persona të panjohur shumë kohë më parë dhe pas matjes rezulton me peshën si në vijim:  (11) njëmbëdhjetë paketime plastike me ngjyrë të zezë me substancë të dyshuar, narkotikë të llojit marihuanë, me peshë 6 kg e 268 gram, thuhet përmes një komunikate.

Për rastin është informuar prokurori për krime të rënda në Prizren, si dhe për veprimet e ndërmarra policore, ndërsa hetime të tjera janë në proces nga antidroga në Prizren.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje