Lajme

Policia e Kosovës arreston një shtetas të Shqipërisë në Gjakovë, planifikonte të vriste dikë

Policia e Kosovës ka arrestuar një shetas të Shqipërisë i cili po planifikont të vriste një person në Kosovë.

Policia pas një pune hetimore ka arritur ta identifikoj të njëjtin i cili kishte planifikuar të kryej vrasjen.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Gjakovë 28.10.2020 – 10:00. Pas një pune hetimore me datë 28.04.2021 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i Shqipërisë, nën dyshimin se i njëjti kishte planifikuar të kryej veprën e lartcekur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cili pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?