Lajme

Policia del me njoftim për ata që ia mësyejnë Brezovicës

Policia e rajonit të Ferizajt ka dalë me një njoftim për të gjithë qytetarët që do t’ia mësyejnë Brezovicës, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka thënë se patrullat do të qëndrojnë tek udhëkryqi i rrugës që çon në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe te laura ku fillon Parku Nacional.

“Patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që çon në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe te laura ku fillon Parku Nacional. Do të mbikëqyrin rrjedhën e komunikacionit dhe do të mbajnë në kontakt nga afër shoferët e automjeteve që në momentin kur lirohet vend parkingu tek Qendra e Skijimit do tu mundësohet lëvizja e tyre . Kjo bëhet me qëllim që mos të shkaktohen pengesa dhe bllokim të kësaj rruge. Lusim shoferët e automjeteve që të respektojnë udhëzimet e policisë dhe mos të ndalojnë dhe parkojnë automjetet e tyre në më mënyrë të parregullt!”, thuhet në njoftim të Policisë.