Policia arreston një 36 vjeçar, dyshohet për vrasje në tentativë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36 vjeçar që ishte në kërkim për shkak të dyshimit për veprën vrasje në tentavë.
Ngjarja ka ndodhur me 18 tetor derisa është arrestuar dhe po mbahet në ndalim prej 48 orësh, shkruan Indeksonloine.
Ky është njoftimi i Policisë së Kosovës:
Sot nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për veprën vrasje në tentarivë, që ka ndodhë me datën 18.10.2022, në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë.
Personi i dyshuar:
– Xh.M, mashkull 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërkohë që për të njëtin rast hetuesit kanë identifikuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar dhe janë në kërkim të tyre.