Lajme

Polici kosovar i gëzohet ftesës së Hagës për Nezir Çoçaj, kërcënon komentuesin që ia kujton atij funksionin

Një pjesëtarë i Policisë së Kosovës, me emrin Besnik Beqiraj i është gëzuar lajmit se Nezir Çoçaj, ish-pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe tash kandidat për deputet nga PDK, është thirrur nga Gjykata Speciale, shkruan Reporteri.

Ai gëzimin e tij e ka shfaqur duke komentuar në lajmin se Çocaj ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

“Kerrkk”, ka shkruar polici kosovar në komentet në Facebook të lajmit të shpërndarë nga Reporteri.

Por një komentues tjetër ia ka kujtuar atij se është duke shërbyer si polic i Kosovës.

“Dmth nje Polic i Kosoves i gezohet Arrestimeve”, iu përgjigj komentuesi.

Pas kësaj pjesëtari i Policisë e ka kërcënuar komentuesin.

“Mirë kishe bo me nejt mir”, i ka thënë polici komentuesit.

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?