Lajme

“Polic je ti ore? Çfarë je ti? Debil”, momenti kur gazetarja e njohur shqiptare sulmohet nga policia VIDEO)

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha është sulmuar sot teksa po raportonte nga vendi i ngjarjes ku u gjet trupi i vrarë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Gazetarja ka raportuar detajet e ngjarjes ndërsa në një moment, është shtyrë nga një polic.

Efektivi ishte i nevrikosur nga fakti që mediat kishin kaluar shiritin e policisë dhe reagoi me tone të ashpra. Ata janë rrëzuar në tokë, në anë të një gremine. Gazetarja Anila Hoxha ka pësuar lëndime dhe gërvishtje nga sulmi i policisë.

“Polic je ti ore. Çfarë je ti? Debil”, i thotë në një gazetarja Anila Hoxha – efektivit pasi rrëzohet në tokë.

Shiko videon këtu