Lajme

“Po i shoh disa jugosllavoserbofil që iu kanë gju në shpinë Liburn Aliut, pse paska ble një banesë në Lagjen Marigona!”

Gjatë ditës së sotme, top temë nëpër media ka qenë deklarimi i pasurisë së aktorve politikë. Shumëkush është shprehur edhe i befasuar më pasurinë e politikanëve.

Ndër politikanët që kanë deklaruar pasurinë, është edhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Librun Aliu, i cili në tetor të vitit 2020 kishte nis blerjen e një banese në lagjen “Marigona Hill”. Vlera e kësaj banese, sipas deklarimit të pasurisë që ka bërë ministri Aliu në Antikorrupsion kap shifrën e 103 mijë eurove.

Pas këtij deklarimi, ka pasur kritika të shumta sidomos nga kundërshtarët politik të Liburn Aliu.

Lidhur me këto kritika, ka reaguar gazetari Milaim Zeka, i cili përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka thënë se çfarë ka të keqe nëse Liburn Aliu ka blerë banesë në Lagjen Marigona, kur sipas Zekës, dihet mirë se familja e Liburnit janë ndër kontribusit më të mëdhenj të lirisë së Kosovës, shkruan portali Parrotlla.net.

“Liburn Aliu, bashkë me familjen e tij janë ndër kontribuuesit më të mëdhenj të lirisë së Kosovës. Nëse njerëz të cilët kanë qenë në SPS të Millosheviçit, e të Mirjana Markoviçit, pse nuk po bajka që edhe Liburni me ba një jetë normale?”, ka shkruar Zeka.

Postimi i plotë i tij në facebook:

Mos ka pritur dikush qe Liburn Aliu me flejte arave?!

Po i shohe disa jugosllavoserbofil qe ju kane gju ne shpine Liburn Aliut, psr paska ble nje banese ne ”Lagjen Marigona”!

Liburn Aliu, bashke me familjen e tij jane nder kontribuesit me te medhenje te lirise te Kosoves. Nese njereze te cilet kane qene ne SPS te Millosheviçit, e te Mirjana Markoviçit, pse nuk po bajka qe edhe Liburni me ba nje jete normale?

Mos po doni qe ne te cilet kaluam neper burgje e neper lufte, me jetu neper dege te lisave, neper ara, apo shpella?! Vizatimi i portretit te nje proserbi eshte i tille. Nese keni deshmi se dikush ka vjedhur, shkoni ne prokurori, po mos hani … neper fb e portale, sepse ka vdekur Serbia dhe nana Jugosllavi…!


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?