Lajme

“Po Aida Dërguti a ishte në SHIK?!”

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe aktivisti i kësaj partie, Adem Ademaj, ka bërë një pyetje publike për deputetin e PSD-së, Dardan Molliqaj, shkruan Gazeta Blic.



Në profilin e tij në Facebook, Ademaj, ka pyetur Molliqajn, se a ka qenë Aida Derguti në ShIK?!

“Kam një pytje për Dardan Mulliqajn a ka qenë në SHIK Aida Derguti..?”, ka shkruar Adem në facebook.

E gjithë kjo erdhi pas debatit në djeshëm në Kuvendin e Kosovës, ku ish-sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, tani deputet i PSD-së, Dardan Molliqaj, doli publikisht duke thënë se shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka qenë pjesë e ShIK-ut, qe është udhëhequr nga kryetari i tanishëm i Kuvendit, Kadri Veseli.


Molliqaj tha se Konjufca ka punuar në ShIK, gjatë viteve 2000-2001, dhe për këtë punë është paguar nga 150 marka rrogë mujore.

Kjo ngjalli reagim të Konjufcës i cili dha afat 48 orë që të ‘sjell dëshmi për atë që e thotë’, në të kundërtën, sic tha Konjufca ‘ai duhet t’i kërkojë falje’./Gazeta Blic