Lajme

Plumb në oborr dhe papagall i ngordhur! Kërcënohet kjo familje shqiptare

Familja Bua në Dhërmi gjeti mëngjesin e së premtes në oborrin e shtëpisë një fishek, ndërsa papagalli që mbanin prej kohësh kishte ngordhur. Familja bëri kallëzim në polici, pasi pretendon se ky akt është një kërcënim që bëhet, për shkak të konfliktit të pronave që ka me një familje tjetër.

Lidhur me këtë ngjarje, familja Bua akuzon familjen Marku në Dhërmi që me anë të falsifikimeve në Kadastrën e Vlorës përfiton prona në mënyrë të paligjshme. 67-vjecarja në akuzat e saj përmend si të implikuar në falsifikime dokumentesh edhe Klodjan Trocin, ish-kreun e Kadastrës së Vlorës, i cili tashmë ndodhet pas hekurave.

Pak ditë më parë nga zyrat e Qarkut të Këshillit në Vlorë u zhduk një dosje për një pronë në Dhërmi, ngjarje e cila u inskenua si grabitje nga ish-drejtori i Administrimit të Tokës, Bardhyl Gjika, dhe specialisti Spiro Duni, të cilët u arrestuan.

Ndërkohë, ish-drejtor i Kadastrës së Vlorës, Klodjan Troci, është në masën “arrest në burg”, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikimin e dokumenteve.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?