Lajme

“Plot investitorë do ta lëshojnë Kosovën, Kurti mund të kryej punë për dy – tri ditë”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se shumë investitorë do ta lëshojnë Kosovën shkaku i rritjes së çmimit të energjisë.

“Fjala për është për ngritjen e çmimit të energjisë, me procesin e liberalizimit të tregut në Kosovë. Plot investitorë të huaj kanë me lëshu Kosovën, plot investitorë që kanë ardhë këtu me prodhu, iu shkon faktura 30-40 për qind muajin që vjen. Kosova ka me u përjashtu nga harta e investitorëve me këtë cmim. Qeveria të ndërhyjë”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media, përcjell Periskopi.

Ai ka thënë se Qeveria mundet ta mbajë një mbledhje që sot dhe ta shqyrtojë dhe ‘zgjidhë këtë çështje”.

“AAK kundërshton rritjen e çmimit të energjisë në këtë vend, Qeveria me i parapa të gjitha veprimet që pasohen. Mënyra më e shpejtë është me e përkrahë kompeltimin e ZRE-së, qeveria mundet sot me i propozu kolegët e ardhshëm, me vu në renditje votimin e anëtarëve. Qeveria mundet me dy-tre ditë me kry punë”, ka thënë ai.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?