Lajme

Plagosje në Vushtrri

Është raportuar se pas një rrahje në mes katër personave, është përdorur arma e zjarrit ku si pasojë është plagosur një person.

I plagosuri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, transmeton Indeksonline.

Njësia policore ka konfiskuar një pistoletë, tre fishek, dy gëzhoja dhe një veturë.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.


SHIKO VIDEON