Lajme

Plagosja në Pejë- Policia arreston një person, në kërkim edhe për dy të tjerë

Policia e Kosovës pas një pune intensive operativo-hetimore ka arrestuar një person të dyshuar dhe është në kërkim të dy të tjerëve të involvuar në rastin e sotëm të plagosjes së një personi në rrugën “Nëna Terezë”- Pejë.

Policia ka bërë të ditur se tashmë dihet identiteti i dy personave që janë në kërkim, ndërkohë që edhe personi i plagosur i cili është në spital, gjendja e të cilit është jashtë rrezikut për jetë, konsiderohet të jetë i dyshuar.

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit.

Ndryshe, ende nuk dihen motivet e rastit.