Lajme

Plagosja në Gjilan, Policia jep detaje për të dyshuarin

Është arrestuar një 45-vjeçar si i dyshuar për plagojsen që ndodhi sonte në fshatin Malishevë të Komunës së Gjilanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali nga Policia rajonale e Gjilanit, ku kanë njoftuar se i lënduari, 38 vjeçar është dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit rajonal të Gjilanit dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot më 17 shtator 2020 rreth orës ‪19:30‬, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se ka ndodhur një rast “Plagosje ” me armë zjarri në fshatin Malishevë – Komuna e Gjilanit. Viktima është shtetas i Kosovës (1982 ), i cili është dërguar me urgjencë në Emergjencë – Spitalin Regjional të Gjilanit dhe sipas mjekut nuk është në rrezik për jetë. I dyshuari po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës (1975 ) me vendbanim në fshatin Malishevë është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës. Rrethanat e rastit janë duke u hetuar”, thuhet në përgjigjen e policisë.