Lajme

Plagoset një shtetas i huaj në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë!

Një person shtetas i huaj është plagosur sot në Prishtinë, pas një përleshje që ka ndodhur në mes të disa personave në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, mesditën e sotme.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Në ora 12:40 kemi marrë informatën se në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e ftohtë (thikë) është plagosur një person (shtetas i huaj). I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka theksuar se hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur më rrethanat e këtij rasti, ndërkaq aktualisht janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në rast.


SHIKO VIDEON