Lajme

Pieter Feith komenton propozim-aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit

EU special representative in Kosovo Pieter Feith talks during an interview with AFP in Pristina on October 14, 2008 .Kosovo authorities have made a "commendable progress" since proclaiming independence from Serbia in February, but "main concern" remains to include Serb community in the new state's life, the EU special representative Pieter Feith said in an interview. "We have seen the government establish the legal framework for a future fully multi-ethnic society in Kosovo," Feith told AFP, noting the adoption of the new Constitution and key laws. AFP PHOTO/ARMEND NIMANI (Photo credit should read Armend Nimani/AFP via Getty Images)

Ish-shefi i zyrës civile ndërkombëtare në Kosovë Pieter Feith i ka duartrokitur gatishmërisë së presidentit Hashim Thaçi për t’iu përgjigjur Gjykatës Speciale sepse në këtë mënyrë sipas tij Kosova mund ta lirojë vetën nga akuzat për çfarëdo që mund të ketë ndodhur gjatë luftës.

Feith në një intervistë për RTK’në ka folur edhe për ndjeshmërinë që ka populli i Kosovës për pjesën e luftës së viteve 98-99 derisa ka theksuar se e arsyeton popullin e Kosovës që ndihet krenar me atë që kanë arritur luftëtarët e UÇK’së.

“Unë e kam parë deklaratën, por nuk e kam parë asnjë padi. Nuk jam në dijeni të asnjë akuze kundër presidentit Thaçi, Kadri Veselit dhe të tjerëve. Prandaj është e vështirë për mua të gjykoj këtë apo të jap ndonjë përshtypje se çka është e përfshirë këtu. Por e di se çfarëdo që ka të bëjë me luftën gjatë viteve ’98 ‘ 99 në Kosovë është shumë e ndjeshme për popullin e Kosovës”, tha ai.

“Brenda Kosovës, kryeministri Thaçi së bashku me zyrën time kemi punuar në zbatimin e dispozitave të pakos së Ahtisarit për të cilat ishin dakorduar para se Kosova të pavarësohej dhe ishte baza në periudhën e mbikëqyerjes. Një nga dispozitat, në fakt një nga dispozitat kyçe ishte që të respektoheshin të drejtat e komunitetit serb brenda Kosovës dhe në atë aspekt ne kemi arritur disa gjëra. Duke përfshirë këtu krijimin e komunave dhe lidhjen e veriut të Kosovës me Prishtinën po ashtu duke u siguruar që qytetarët serb të Kosovës të përfaqësohen në institucione dhe agjenci të ndryshme”, theksoi Feith.

“Është e rëndësishme që çdo individ të merr përgjegjësi për veprat dhe aktet e kryera gjatë periudhës së luftës dhe në këtë aspekt mendoj se hapi i ndërmarrë nga presidenti Thaçi për tu takuar me prokurorët në Hagë është për tu duartrokitur dhe duhet të jetë i inkurajuar që të vazhdoj të punoj me Tribunalin sepse në këtë mënyrë Kosova mund të lirojë vetën nga akuzat dhe çfarëdo që mund të ketë ndodhur gjatë luftës”, tha ai.