Petrit Hajdari, kandidati më i votuar i PDK-së në Drenas
Sikurse në zgjedhjet e kaluara nacionale, edhe këtë herë Petrit Hajdari është kandidati më i votuar i PDK-së në Drenas, përjashto Enver Hoxhajn i cili ishte i nominuar për kryeministër nga ky subjekt politik.
Hajdari, vetëm në komunën e Drenasit ka siguruar 5 177 vota, duke lënë pas kandidatët tjerë nga Drenasi, transmeton DrenicaOnline.
Nuk dihet ende nëse Hajdari këtë herë ka marr votat e mjaftueshme për të qenë deputet, por dihet që atë drenicasit e votojnë në masë të madhe.