Lajme

Petkoviq “kërcënon” Kurtin: Serbia nuk do vëzhgojë në heshtje

Në mëngjesin e sotëm njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në zonën kufitare Kosovë – Serbi në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

Nga sot nuk do të lejohet qarkullimi i veturave me targa KS, por vetëm atyre me RKS.

Ata që posedojnë targat KS, nuk do të lejohen të kalojnë kufirin.

Veturat që hyjnë nga Serbia obligohen që t’i vendosin tabelat provuese.

Për këtë ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq, i cili e ka quajtur skandaloze sjelljen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Petkoviq e porositi Kurtin se populli serb nuk do ta vëzhgojë në heshtje atë që po ndodh.

Ai theksoi se largimi i targave nga Serbia e ndal jetesën e serbëve në veri, shkruan Kosovo-Online përcjell Klankosova.tv.

Ky tha se Marrëveshja e Brukselit nuk është tavolinë suedeze ku shqiptarët e respektojnë atë që ju konvenon dhe nuk e respektojnë atë që nuk ju konvenon.

Petar Petkoviq tha se marrëveshja ose do të respektohet ose nuk do të jetë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?