Lajme

Peshku shtizë i ngulet në fyt 16-vjeçarit — pamje të rënda

Një djalë nga Indonezia rrezikoi seriozisht jetën, pasi u sulmua në qafë nga një peshk-shtizë.

Muhammad Idul po peshkonte me prindërit e tij në ujërat e Buton në juglindje të Sulawesi, kur peshku i rrezikshëm kërceu nga uji dhe ju ngul në qafë.

Goja e gjatë e tij u ngul direkt në qafën e 16-vjeçarit, duke i shkaktuar plagë dhe gjakderdhje të madhe.

16-vjeçari u dërgua menjëherë në spital për të parë ndihmën mjekësore dhe më pas iu nënshtrua një operacioni për të hequr nga qafa mbetjet e peshkut.