Lajme

Pesë simptomat që tregojnë se mund të keni variantin e ri “Omicron”

Simptomat e variantit shumë të transmetueshëm Omicron, duket se janë krejt të ndryshme nga ajo që bota tashmë di.

Sipas ekspertëve në Afrikën e Jugut, ku Omicron u zbulua për herë të parë, njerëzit duhet të kujdesen për pesë shenja treguese.

Këto ndryshojnë pak nga treshja e njohur e ‘etheve, kollës dhe humbjes së nuhatjes’.

Raportet e hershme tregojnë se simptomat e Omicron janë kruarje e fytit, një kollë e thatë, lodhje ekstreme, dhimbje të lehta muskulore dhe djersitje gjatë natës, shkruan Metro.co.uk, transmeton Klankosova.tv.

Dr.Angelique Coetzee, kryetare e Shoqatës Mjekësore të Afrikës së Jugut, ishte një nga njerëzit e parë që zbuloi llojin Omicron.

Ajo tha sot për Sky Neës se Omicron aktualisht po paraqitet si një ‘sëmundje e lehtë’. Megjithatë, ajo theksoi se është një “pamje e ndryshme në pranimet në spital, veçanërisht për njerëzit e pavaksinuar”.

Pesë shenjat që tregojnë se mund të jeni infektuar me variantin Omicron, janë si më poshtë:

Lodhje

Djersitje natën

Kruarje fyti

Kollë e thatë

Dhimbje të lehta të muskujve


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?