Lajme

Pesë mjekët që humbën jetën nga Covid-19

Si shumë shtete të tjera, për disa muaj radhazi Kosova po përballet me situatën e krijua nga pandemia COVID-19.

Që nga shfaqja e rasteve të para të konfirmuar si të prekur me COVID-19, në vinë e parë të frontit të përballjes me këtë situatë ishin pikërisht doktorët.

Por fatkeqësisht janë pesë doktorë të cilët humbën vetë jetën, duke u përballur me virusin COVID-19, transmeton Indeksonline.

Dr.Fadil Zuka, Dr.Ali Tolaj, Dr.Sylejman Rexhepi, Dr.Lulzim Kolgjeraj, Dr.Kujtim Zarari, janë emrat e mjekëve që ndërruan jetë gjatë kësaj periudhe.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përkujtuar sot të pesë doktorët duke shtuar se ishin gjithnjë në shërbim të qytetarëve, duke u kujdesur për lehtësimin e dhimbjeve dhe shërimin e tyre.

“Por, në përballje me COVID-19, humbën jetën. Mantelbardhët janë heronjtë e betejës kundër pandemisë. Kujtimi për Fadilin, Aliun, Sylejmanin, Lulzimin, Kujtimin dhe për çdo qytetar që humbi jetën në këtë betejë do të jetë i përjetshëm. HTH 🙏🏽”, shtoi Thaçi.