Lajme

Përurohet rruga Bardh i Madh – Lismir – Fushë Kosovë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të premten ka përuruar rrugën Bardh i Madh–Lismir–Fushë Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, bëhet e ditur se ndërtimi i kësaj rruge ëshhtë investim i kësaj ministrie.

“Ministri Pal Lekaj tha se ndihet mirë që u finalizua ky projekt që i kursen kohë qytetarëve për tu lidhur me Fushë Kosovën dhe kryeqytetin. Ai shtoi se përgjatë dy vitesh qeverisje është vënë standard i ri, i ndërtimit të rrugëve me cilësi e sinjalistikë të duhur në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, rruga Bardh i Madh – Lismir – Fushë Kosovë është e gjatë mbi 3.5 kilometra.

Investimi i MIT-së për këtë rrugë është afër 477 mijë euro dhe është realizuar në kudër të memorandumit të bashkëpunimit me komunën e Fushë Kosovës.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?