Lajme

Përurohen dy vepra të autorit të ndjerë Prof. Dr. Riza Smaka

Në Institutin Albanologjik të Prishtinës, me 31 Korrik 2021, u mbajt përurimi i dy veprave të fundit të autorit tashmë të ndjerë, para shtatë muajsh, Prof. Dr. Riza Smaka:

1. “Redimilitacioni i gabuar dhe demarkacioni i pakryer i kufirit administrativ të Kosovës dhe Malit të Zi”, me redaktor prof. Dr. Zenjullah Gruda, po-ashtu i ndjerë dhe me recensuesit prof. dr Lisen Bashkurti, mr.sc. Luan Ibrahimi, Ali Kelmendi, prof.dr. Fejzullah Berisha, si dhe librit te dytë:
2. Autobiografisë “Meditacione”.

Librat janë botuar në Prishtinë pas vdekjes së autorit nga familja e tij në shtëpinë botuese ‘Rozafa’

Organizimi u realizua nga Klubi i Intelektualëve të Rugovës nën udhëheqjen e Prof. Dr. Zymer Nezirit, Prof. Dr. Ali Muriqit, Prof. Dr. Jeton Kelmendit dhe nga familja e të ndjerit, në mesin e profesionisteve, profesorëve, familjarëve e dashamirëve duke nderuar emrin, jetën, veprat dhe kujtimin e Autorit.

Librat janë dispozicion në Librarinë “Dukagjini” në kryeqytet.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?