Lajme

Personeli shëndetësor që morën vaksinën u bëjnë apel qytetarëve: Po ndihemi mirë, vaksinohuni

Në Klinikë Infektive të QKUK-së edhe të mërkurën, ka vazhduar vaksinimi i stafit shëndetësorë.

Njomza Geca, infektologe, tha se po ndihet mirë dhe nëse ka ndonjë simptomë të lehtë, po i konsideron krejt normale.

Geca, tha se pavarësisht që Covidin e kishte kaluar në nëntor nuk ka hezituar të vaksinohet. Ajo shumë shkurtë ka folur edhe për situatën në këtë klinikë ku tha se është e mbingarkuar.

Ndësa, Muharrem Krasniqi, anesteziolog në Klinikën Infektive, tha se në fillim ka hezituar të vaksinohet, por pas informatave që ka marr ka vendosur për tu vaksinuar.

Kurse Adriatik Mehmeti, eknik farmaceutik tha se po ndihet mirë pas vaksinimit.

Mehmeti, tha se asnjëherë nuk ka hezituar të vaksinohet, madje ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Edhe Hakif Sylejmani, punëtor i sigurimit në këtë Klinikë, tha se ka shprehur menjëherë dëshirën për tu vaksinuar. Tutje, ai u ka barë apel qytetarëve që mos të kenë frikë për ta marr vaksinën.

Vetëm gjatë ditës së djeshme në këtë Klinikë janë vaksinuar, mbi 100 mjekë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?