Lajme

Persona me kallashnikovë sulmojnë furgonin e blinduar, bllokohet autostrada

Një grup personash të armatosur sulmoi një furgon të blinduar që përdoret për transportin e sendeve me vlerë përgjatë autostradës A14, 2 kilometra nga dalja e Cerignolas në Foggia.

Agresorët qëlluan me dhjetëra plumba në drejtim të autoblindit dhe kishin vendosur zinxhirë me gozhdë në rrugë për të shpuar gomat e tij. Autostrada gjithashtu ishte bllokuar me disa makina të cilave iu ishte vendosur zjarri.

Në sulm nuk mbeti asnjë person i lënduar. Por grabitësit nuk arritën të merrnin asgjë nga mjeti i blinduar. Nuk dihet ende se përse ata u larguan me shpejtësi duke kaluar trafikndarësin dhe humbur kështu gjurmët. Në mjetin e blinduar po udhëtonin 3 roje.

Sipas policisë, në këtë sulm morën pjesë 8 persona që bllokuan trafikun duke iu vënë zjarrin 3 makinave. Mësohet se ata ishin të armatosur me automatikë kallashnikovë.


SHIKO VIDEON