Lajme

Përplasjet tek Kryeministria në Tiranë, 6 të lënduar dërgohen në emergjencë

Janë 6 protestues që kanë pësuar lëndime të ndryshme në protestën e opozitës në Tiranë, nga go,ditjet me sende të forta.

Ballkan Web raporton se dhjetëra protestues të tjerë kanë probleme asfiksie dhe djegie sysh.

Dy ambulanca kanë hyrë mes turmës dhe kanë marrë dy protestues që kanë humbur ndjenjat, me sa duket për shkak të gazit lotsjellës.

Protestuesit i kanë hapur rrugën ambulancës për të marrë të lënduarit. Një prej të lënduarve është një i moshuar me probleme asfiksie.