Lajme

Përplasjet në distancë, Daut Haradinaj i përgjigjet Rexhep Selimit

Haradinaj nuk pëmend emrin e bashkëluftëtarit e bashkëpunëtorit të tij, por thotë se “ndoshta dikush i konsideron deputetët pronë personale”, por AAK’ja jo.

Deputeti i AAK-së i është përgjigjur një deklarate të shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, që e dha para pak minutash në Dpt te Fidani, në T7.

Daut Haradinaj thotë se partia e tij nuk i konsideron deputetët si bagëti.

“Njëri paska thënë ruaji deputetët tu se po të ikin. Çfarë logjike e çuditshme, thua ti që deputetët janë bagëti me i rujtë. Ndoshta dikush i konsideron deputetët e grupit të vet parlamentar si pronë personale, por e vërteta është që Grupi Parlamentar i AAK-së shumë shpejtë do të rritet”, ka shkruar Haradinaj.

Selimi më herët tha se AAK’së duhet të ruajë deputetët e saj të mos i ikin.
Gjithçka nisi kur në Pressing, Haradinaj mbrëmjen e së hënës tha se Grupi Parlamentar i AAK’së pritet të rritet me deputetë, ndër të tjerë, edhe të LVV’së.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?