Lajme

Përplasje mes deputetes së AAK-së dhe Abdixhikut: Si u fituan tenderët në KEK dhe si e bëre këtë pasuri

Deputetja e Alencës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj, i ka reaguar ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, i cili tha se koncepti ‘era shtet’ po i tremb ata që sulmuan me vezë zëvendëskryeministrin kAvdullah Hoti.

Kadriaj thotë se ‘era shtet’ vjen kur Abdixhiku të tregojë tenderët e fituar në KEK nga të afërmit e tij.

“Lumir era shtet vjen kur të na tregosh për tenderët e fituar nga të afërmit tuaj në KEK dhe pasuria juaj shumë e madhe me rrogën më të vogël se unë. Frizuren e ke të mirë, por taksa pa njohje ka kosto. Mos e ktheni Rusinë dhe Serbinë në Kosovë, tjerat hallall!”, ka shkruar deputetja Kadriaj.

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas sulmit me vezë që iu bë sot zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, duke e quajtur si akt të trishtë.

“Sulmi ndaj Zv.Kryeministrit Hoti është i trishtë – si mjet, si formë, si arsye. Argumentet s’mund të zëvendësohen me sharje e dhunë – me terma ‘tradhëtarë e shpiunë’! Është viti 2020”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.