Lajme

Përplasen dy makina, humb jetën një 55-vjeçar

Një 55-vjeçar gjeti vdekjen këtë të shtunë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Në aksident u përfshinë dy automjete, një “Suzuki” me drejtues një 67-vjeçar nga Elbasani u përplas me një makinë “Benz” që drejtohej nga një 38-vjeçar nga Maqedonia e Veriut.

Përplasja ishte fatale për një prej pasagjerëve që ndodhej në makinën Suzuki, një 55-vjeçar me iniciale A.N., banues në Tiranë. Të plagosur lehtë nga kjo ngjarje kanë mbetur edhe dy shoferët e makinave.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhet një grup hetimor, që po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./tvklan.al


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19