Lajme

Përleshje në mes të rrugës në Prishtinë, intervenon policia

Pak minuta më parë, është raportuar për një përleshje fizike mes disa personave në Prishtinë, shkruan Insajderi.

Dëshimtarët okular tregojnë se disa persona në rrugë kanë pasur një konflikt verbal, që pastaj ka eskaluar në përleshje fizike.

I shpejtë ka qenë reagimi i Policisë së Kosovës, të cilët kanë reaguar duke i qetësuar gjakrat.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20, në periferi të Prishtinës, konkretisht në magjistralen Prishtinë – Podujevë.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?