Lajme

Përleshje mes dy gupeve në Pejë

E marta është përmbyllur me 8 pejanë të arrestuar nga organet e rendit. Kjo pasi që në dy grupe të ndara, e në dy vende të ndryshme këta persona janë përleshur me persona të tjerë, duke iu shkaktuar kështu edhe lëndime trupore, transmeton IndeksOnline.

Ngjarja e parë është raportuar nga rruga “Konferenca e Bujanit”, në qytetin e Pejës, ku katër persona kanë sulmuar fizikisht dy persona të tjerë. Tutje siç njofton policia të lënduarit në këtë rast kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar me procedurë të rregullt.

Ndërsa ngjarja e dytë ka ndodhur në fshatin Gorazhdec, ku policia ka arrestuar 4 persona pasi që kanë sulmuar një tjetër. Viktima në këtë rast ka pranuar tretman mjekësor, bën të ditur policia.

Tutje njoftohet me vendim të prokurorit, dy të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa të tjerët lirohen në procedurë të rregullt.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?