Lajme

Përleshje me armë zjarri në Podujevë, plagosen dy persona

Dy persona janë lënduar pas disa të shtënave në Podujevë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Arlinda Rexhepi.

Nuk është bërë e ditur nëse ka të arrestuar, ajo ka thënë se rasti është duke u hetuar.

“Rreth orës 20:16 në Podujevë është raportuar për të shtëna arme, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore për të cilat lanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore për trajtimin e mëtejmë të rastit”, ka thënë ajo.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje