Lajme

Përleshje me armë në Prishtinë, ka edhe të arrestuar- Policia zbardh detajet

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje lidhur me përleshjen që ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Siç ka bërë të ditur zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në këtë përleshje janë përfshirë disa persona, ku janë konfiskuar një armë zjarri dhe një thikë.

“Sot rreth orës 16:30, zyrtarët policor, respektivisht njësiti special, kanë reaguar në një rast të përleshjes në mes të disa personave.
Rasti ishte në progres në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku disa persona pasi kishin dalë nga veturat e tyre janë përfshirë në një rrahje.
Ka qenë reagimi i shpejtë policor në vendngjarje edhe i zyrtarëve nga stacioni qendra , ai që ka rezultuar me shoqërimin e katër personave të përfshirë në këtë rast, si dhe sekuestrimin e një arme zjarri dhe një thike”, ka thënë Ahmeti për arbresh.info.

Aktualisht sipas saj, nga zyrtarët kompetent po trajtohen rrethanat e ngjarjes.