Lajme

Përleshje masive në Fushë Kosovë, 6 persona bëhen për spital

Një përleshje masive ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës ku janë lënduar gjashtë persona.

Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:30 kemi marrë informatën për një përleshje në fshatin Sllatinë, ku janë lënduar gjashtë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren njësitet e stacionit policor të Fushë Kosovës”, ka deklaruar Ahmeti për Reporteri.net.

Kujtojmë se një përleshje ka ndodhur dje edhe në festivalin e birrës ku një person mbeti një person i mbeti i therur me thikë.

/Reporteri.net/.


SHIKO VIDEON