Lajme

Rrahje brutale në Veternik, një grup vajzash godasin me grushte njëra-tjetrën

Përleshje brutale mes një grupi të vajzave ka ndodhur në orët e mbrëmjes në lagjen Veternik të Prishtinës.

Në adresë të Gazetës Express janë dërguar pamje nga një përleshje fizike që ka ndodhur mes disa vajzash.

Siç shihet në këto pamje, për disa minuta vajzat godasin njëra-tjetrën në një nga parkingjet e një qendre tregtare në kryeqyetet.