Lajme

Përleshje me thika në Prishtinë, një person dërgohet në QKUK, policia jep detaje

Një person është lënduar gjatë një përleshje me thika në “Parkun e Qytetin”, pasditën e sotme rreth orës 16:20, në Prishtinë.

Lajmi për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

Krasniqi njoftoi se të përfshirë në këtë përleshje kanë qenë disa shtetas sirianë, markenë dhe shqiptarë, njëri prej të cilëve është shoqëruar në polici.

“Sot, më 30.06.2020, rreth orës 16:20 është raportuar për një rrahje në ‘Parkun e Qytetit’ në Prishtinë. Të përfshirë në rast janë disa shtetas (sirian dhe marokien). Një i lënduar më rëndë është dërguar r trajtim mjekësor. Kurse një shtetas shqiptar është shoqëruar në stacion policor. Policia është duke e trajtuar rastin”, tha ai.