Lajme

Përkrahje të fuqishme në Nekoc dhe Arllati, për programin “Rimëkëmbje”

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Enver Hoxhaj, si dhe kandidatët për deputet nga kjo parti, Ferat Shala dhe Bedri Istrefi, sot ka qëndruar në Nekoc dhe Arllat, ku është takuar me struktura dhe simpatizantë të partisë, raporton Korrespodenti.

“Drenica, ashtu sikurse krejt Kosova, po e mbështesin fuqishëm ofertën qeverisëse të kandidatit për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, z. Enver Hoxhaj”, ka shkruar Ferat Shala në faqen e tij në facebook.

Postimi i plotë:

Drenica, ashtu sikurse krejt Kosova, po e mbështesin fuqishëm ofertën qeverisëse të kandidatit për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, z. Enver Hoxhaj.

I dëshmuar për zotësi, guxim dhe lidership, z. Hoxhaj sot është lideri më i pranueshëm për qytetarët e Kosovës.

Ai edhe sonte gjeti përkrahje të fuqishme në Nekoc dhe Arllati, për programin #Rimëkëmbje dhe për vizionin e PDK-së për Kosovën e së nesërmes.

Nekovci dhe Arllati të përcaktuar:
#PDK
#Rimëkëmbje
#EnverHoxhaj1
#FeratShala14


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?