Lajme

Përgjimet/ Një vajzë e famshme nga Kosova u pagua 20 mijë euro në muaj nga një biznesmen i Shqipërisë

Gazetari Spartak Koka ka zbuluar se dy vajza shqiptare të cilat i përkasin botës së televizionit ushtrojnë punën e eskortës në Dubai. Njëra nga këto vajza është nga Kosova dhe e njëjta kryen marrëdhënie për një shumë parash.

“Është një vajzë ka Kosova. Kreu i një grupi në Shqipëri i ka thënë kësaj vajzës për marrëdhënie, ti do të shkosh vetëm me mua, për një vit. Dhe unë çdo muaj do të jap 20 mijë euro dhe ti mos të shkosh me asnjë tjetër”, shtoi ai.

Ndërkaq, sipas Kokës në përgjimet e një prej pjestarëve të botës së nëntokës në Shqipëri ka rezultuar se një prej vajzave të njohura të televizionit shqiptar i është ofruar 70 mijë dollarë që ajo të shkonte dhe ta shoqëronte dhe përkundrejt raporteve intime.

“Një vajzë, në një përgjim parandalues. Një nga pjesëtarët e botës së nëntokës në Shqipëri, që jeton në Dubai, i ofron një vajze të njohur në botën e televizionit 70 mijë dollarë që ajo të shkonte dhe ta shoqëronte. Ajo pranon dhe merr 70 mijë dollarë. Në këtë rast, ku vajza kishte një punë në Shqipëri dhe kishte të ardhura të mjaftueshme për ta përballuar jetën këtu, zgjedh për të shkuar në Dubai për 70 mijë dollarë”, u shpreh Spartak Koka.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje