Lajme

“Përgatituni për rrezikun”, Kim Jong-u paralajmëron qytetarët e tij

Lideri verikorean Kim Jong-un ka paralajmëruar autoritetet e shtetit që udhëheq që të përgatiten për rrezikun që përbën pandemia me koronavirus, por edhe një tajfun në ardhje, transmeton BBC.

Paraqitja e Kimit në një takim të partisë ka ardhur pas rritjes së spekulimeve për shëndetin e tij, dhe faktit se ai i ka deleguar një pjesë të autoritetit motrës së tij, Kim Yo-Yong.

Lexo Edhe:
Kjo është mosha e personit nga Malisheva që vdiq mbrëmë pasi plagosi veten
Koreja Veriore deri më tani nuk ka konfirmuar asnjë rast të infektuar me koronavirus, dhe besohet se një shpërthim i madh do të mundë të kishte efekt shkatërrues për këtë popull të varfër.

Ndërkohë, tajfuni Bavi pritet të godasë Korenë Veriore më vonë gjatë kësaj jave.

Përgjatë takimit, Kim ka thënë se ekzistojnë “disa mangësi” në përpjekjet e shtetit për të qëndruar larg virusit, ka raportuar media shtetërore verikoreane, pa dhënë më shumë hollësi.

Phenjani ka insistuar për kohë të gjatë se nuk ka asnjë person të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, ndonëse vëzhguesit kanë dyshime për këto pretendime.

Pas dyshimeve për një të infektuar javë më parë, një qytet kufitar verikorean është futur tërësisht në izolim, mirëpo infektimi nuk është konfirmuar asnjëherë zyrtarisht. Rel


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?