Lajme

Përgatituni për këto temperatura në ditët e ardhshme

IHMK tregon motin për dy ditë, këto janë temperaturat

Do të mbajë mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë as rrezet e diellit nëpër disa zona.

Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me riga shiu të përziera edhe me flokë bore, ndërsa në viset malore parashihen reshje bore të intensitetit të dobët deri mesatar (ditën e premte).

Të shtunën mot më stabil. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius.

Ky ndryshim i temperaturave do të krijoj kushte që në shumë lokalitete të krijohet mjegulla si dukuri, ndërsa ngricat mbeten prezente gjatë natës dhe orëve të para të ditës, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar në trafik.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje