Lajme

Përfundon takimi Mustafa, Haradinaj, Hoti e Limaj

Para pak minutash ka përfunduar takimi ndërmjet Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Avdullah Hotit dhe Fatmir Limajt i mbajtur në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Ky takim ishte thirrur pas zhvillimeve të fundit në vend me dorëheqjen e presidentit Hashim Thaçit dhe shkuarjes së tij në Hagë.

Ende nuk dihet për çka është diskutuar zyrtarisht brenda takimit, por Ballkani.info merr vesh se tema qëndrore ka qenë funksionimi i qeverisë dhe zgjedhja e presidentit të ri të vendit.

Këto burime thonë se ende nuk ka marrëveshje për presidentin, gjë që mund ta çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme./Ballkani.info/


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?