Lajme

Përfundon takimi me Shpend Ahmetin, Zemaj deklarohet për mediat

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka dalur në konferencë pas takimit me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

I pari i Shëndetësisë ka thënë se Kosova vazhdon të jetë në situatë stabile, krahasuar me shumicën e shteteve evropiane.

“Biseduam për menaxhim më të mirë të situatës. Për një dinamikë të shtuar, koordinimin me Policinë dhe shpërndarjen e të mirave materiale. Do të shtojmë mbikqyrjen, llogaridhënien e të gjitha niveleve. Jemi një ndër pesë vendet me situatën më të mirë në Evropë. Akoma jemi në zonën e gjelbërt. Na duhet disiplinë e përkushtim që të mbajmë jetën publike gjallë. Aty ku është nevoja na duhet të shtojmë mbikqyrjen.

Ne do vazhdojmë bashkëpunimin edhe në të ardhmen. Viti shkollor po vazhdon me sfidat e veta, na duhet vetëm respektimi i masave. Rritja e numrit është si pasojë e mosdisiplinës së individëve. Mos i vritni familjarët e juaj. Dje kemi patur një rast të moshuar që ka vdekur si pasojë e asaj që dikush ia ka çuar virusin te shpija” ja thënë Zemaj.