Lajme

Përfundon takimi i Grenellit me Vuçiqin, ja për çka biseduan

Sot delegacioni amerikan ka zhvilluar takim me Presidentin serb Aleksander Vucic, pas takimit që kishte mbrëmë me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, shkruan Gazeta Metro.

E pas këtij takimi Vucic ka dalur në një konferencë për media, duke e vlerësuar lart marrëveshjen që arritën me SHBA’të. Ai tha se shteti I  Serbisë nuk ka pasur një marrëveshje kaq të rëndësishme me Shtetet e Bashkuara që nga viti 1881, si ajo e nënshkruar në Uashington, e cila arriti shumë.

“Kjo është një ditë e rëndësishme për ne. Ne i vendosëm të gjitha marrëdhëniet tregtare me Shtetet e Bashkuara në një mënyrë kontraktuale në 1881. Që atëherë, nuk kemi pasur marrëveshje kaq të rëndësishme, 140 vjet që nga viti, për të bërë një marrëveshje të rëndësishme ekonomike me Shtetet e Bashkuara,” tha ai.

“Unë nuk fola për atë që arritëm dhe arritëm shumë. Ne hapëm derën për miqësinë e vjetër dhe veçanërisht e falënderoj Donald Trump për këtë, i cili kishte mirëkuptim dhe donte të na dëgjonte,” tha Vucic, duke shtuar se ai tregoi respekt për Serbinë dhe qytetarët e saj.

Ai tregon se bisedimet në Uashington nuk ishin të lehta, por se ai do të përmbushë detyrimet e tij nga marrëveshja.

“Ne mund të shohim këtu këtu një ekip të tërë njerëzish të rëndësishëm nga qeveria amerikane, të cilët erdhën dhe tregojnë se e gjithë kjo po ndodh jo vetëm për shkak të zgjedhjeve në SHBA, por edhe idenë për të qenë më të pranishëm në rajon, por edhe për të na ndihmuar në një mënyrë jo konvencionale. Ideja jonë është të zhvillojmë marrëdhënie ekonomike në rajon, të cilat ne besojmë se do të ndihmojnë në përmirësimin e jetës së njerëzve,” tha Vucic.

Ndër të tjera, Vucic përmendi edhe ‘Minishengenin’ të cilin ai e cilëson si një gur themel për krijimin e një ekonomie më të mirë për njerëzit.

Takimi i delegacionit serb, të udhëhequr nga Presidenti Aleksandar Vučić, me të dërguarin special të Presidentit të SHBA, Richard Grenel dhe Drejtorin Ekzekutiv të Korporatës Financiare Ndërkombëtare të Zhvillimit Amerikan (DFC), Adam Boler, filloi sot në orën 14:00./gazetametro.net