Lajme

Përfundon protesta para Kryeprokurorisë me fjalim të Konjufcës

Deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca, ka mbajtur fjalimin përmbyllës në protestën e sotme para Prokurorisë së Shtetit.

Lëvizja Vetëvendosje ka protestuar para Kryeprokurorisë së Shtetit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, pasi sipas tyre shteti i Kosovës asnjëherë nuk ka qenë më i kapur sesa sot.

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, tha se kjo protestë është zemërim i padrejtësisë që është duke u zhvilluar.

“Sot jemi bërë bashkë për të shpallur një aktakuzë për të gjithë këta”, tha ai.

LEXO EDHE:  Bie numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme