Lajme

Përfundon numërimi i votave me kusht në Prishtinë, rezultate befasuese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votave me kusht në kuadër të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave, të cilat nuk kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se gjatë ditës së zgjedhjeve janë hedhur 10,303 vota të cilat janë vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, janë konfirmuar 9,313 vota me kusht, ndërsa janë refuzuar 990 vota, transneton Telegrafi.

Më poshtë gjeni rezultatet e votave me kusht për kandidatët për kryetarë në disa komuna.

Në Prishtinë, Arben Vitia nga LVV mori 1,163 vota me kusht, kurse Përparim Rama nga LDK, që është fitues i garës së balotazhit, mori 1,072 vota.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?