Lajme

Përfundon intervistimi rreth 4 orësh i Veselit në Hagë

Për rreth 4 orë, prokurorët e Dhomave të Specializuara në Hagë e kanë intervistuar kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin.



Intervistimi i ish-komandantit të UÇK-së ka përfunduar para pak çastesh, ndërkaq Veseli nuk ka dashur të flas për çfarë ka ndodhur brenda zyrave të Speciales, shkruan Gazeta Sinjali.

Ish-kreu i Kuvendit kishte paralajmëruar se do të mbrohej në heshtje, por kohëzgjatja e intervistimit duket se dëshmon për të kundërtën.

Gjykata Speciale i kishte dërguar ftesë Veselit më 7 nëntor. Intervistimi i tij njëherë ishte planifikuar për 4 dhjetor, por më pas u shtye për 10 dhjetor.