Lajme

Perëndimi i investimeve të huaja

Interesimi i investitorëve te huaj për të investuar në Kosovë vazhdon të bie çdo vit. Kjo pasi shifrat tregojnë se ka mbi 100 milionë euro me pak investime në 7 mujorin e këtij viti në krahasim me atë te vitit te kaluar.

Sipas të dhënave të BQK (Banka Qendrore e Kosovës), në periudhën janar-korrik të këtij viti, investimet e huaja direkte kanë qenë 80.29 milionë euro, derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin 181.4 milionë euro.

IHD-të konsiderohën se janë një nga mënyrat e hapjes së vendeve të reja të punës, zhvillimit ekonomik, dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve. Nëse bazohemi në shifra, kjo vetëm po përkeqësohet.

Në fakt, këto investime, që nga viti 2008, kanë filluar të kenë rënie.

Ishte viti 2007, i cili pat shënuar shifrat më të mëdha të investimeve të huaja direkte, e që ishin 440.7 milionë euro. Viti më i keq ishte më 2014, me vetëm 151.2 milionë euro.

LEXO EDHE:  Zjarr i madh në Lipjan, publikohen pamjet

Rënia ka vazhduar me miliona euro, varësisht se në secilin vit. Në vitin e shpalljes së pavarësisë, kishte 70.8 milionë euro më pak investime se një vit më herët.

Investimet e Huaja Direkte

2007 – 440.7 milionë euro

2008 – 369.9 milionë euro

2009 – 287.4 milionë euro

2010 – 368.5 milionë euro

2011 – 384.4 milionë euro

2012 – 229.1 milionë euro

2013 – 280.2 milionë euro

2014 – 151.2 milionë euro

2015 – 308.8 milionë euro

2016 – 220 milionë euro

2017 – 255.4 milionë euro

Nga të gjithë aktorët në sektorin krucial të vendit, arsyet kryesore se pse ka rënie theksohen mosfunksionimi i gjykatave, sundimi i dobët i rendit dhe ligjit, bllokadat politike dhe institucionale, që ende vazhdojnë, si dhe imazhi i keq i vendit.

LEXO EDHE:  13-vjeçari ishte i vetëm në shtëpi, detaje nga ngjarja e rëndë në Ferizaj ku dyshohet se i mituri i dha fund jetës

Të gjitha këto probleme, janë vazhdimësi tash e sa vjet. Zyrtarët institucional vazhdimisht e përsërisin faktin se janë duke bërë reforma fiskale, por duket se tek investitorët e huaj kjo nuk po çon peshë.

Në fakt, krenohen edhe me një gjë, me ligje, që të mira duken vetëm në letër.

Ligji për (mos)investime strategjike

Është thënë shumë herë se ligji për Investime Strategjike, do të ndikojë në rritjen e investimeve të huaja.

Por, ka mbetur vetëm si deklaratë. Kjo pasi, edhe pse po bëhen gati 2 vjet që kur është miratuar ky ligj, ende nuk ka asnjë investitor strategjik.

Për këto dy vjet janë vetëm disa aplikacione, të cilat ende nuk janë përzgjedhur nga shteti.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, pak ditë pasi mori mandatin, tha se do ta ndryshojnë udhëzimin administrativ të ligjit, pasi ka ankesa të shumta nga bizneset për barriera, vecanërisht tek garancitë bankare.

LEXO EDHE:  “Nga miqësia që kishit s’e kisha besu që iu shoh kështu”, ish-kolegu me postim prekës për personin që u vra dje në Malishevë

“Kërkesa e bizneseve si vendore ashtu edhe të huaja, të cilët kanë aplikuar për statusin e investitorit strategjik, kanë qenë disa ndryshime në udhëzimin administrativ si dhe në rregulloren për aplikim. Ka kërkesa, për shembull, tek çështja e garancive bankare.

I kemi marrë të gjitha këto shqetësime, kam kërkuar edhe ndihmën e Odave ekonomike, në mënyrë që të përmirësojmë udhëzimin dhe të jetë në përputhje me kërkesat dhe mundësitë e tyre për të investuar në vend” ka theksuar Shala.

Një iniciativë kjo, që ndoshta edhe mund të ketë efekt, dhe të rritet numri i të interesuarve për të investuar në vend, por, nëse, njëkohësisht, nuk do të ketë përmirësim të sundimit të ligjit, e lëndëve në gjykata t’u “largohet” pluhuri, grafikoni i rënies së investimeve do të shkojë edhe më tatëpjetë./Pista.News