Lajme

Për vetëm një orë tri aksidente me të lënduar në këtë qytet, Policia ka një apel për qytetarët

Vetëm gjatë pasdites së sotme, përkatësisht nga ora 17:00 deri në orën 18:00, Policia e Kosovës ka informuar se janë shkaktuar tri aksidente trafiku në rajonin e Pejës.

Siç bëhet e ditur këto aksidente janë përcjellur edhe me lëndime trupore dhe me dëme materiale.

Ndërkaq, shkaktarë thuhet të jenë ndryshimet atmosferike dhe reshjet e hovshme të shiut, raste këto që kanë bërë PK’në që të apelojë te ngasësit e veturave të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe të adoptojnë shpejtësinë konform kushteve të rrugëve.