Lajme

Për vetëm 4 javë, ky është numri i kosovarëve me Covid-19 që hyrën në Gjermani

Saktësisht 608 kosovarë të infektuar me COVID-19 janë futur në Gjermani në katër javët e fundit, sipas në njoftimi të Ambasadës së Kosovës në Gjermani, bazuar në numrat e Institutit “Robert Koch”.

Në një njoftim nga kjo ambasadë, ky është numri më i lartë i të infektuarve që janë kthyer në Gjermani pas pushimeve.

“Në bazë të numrave të fundit të hartuar nga Robert Koch Institut, në katër javët e kaluara në territorin e Gjermanisë nga Kosova kanë ardhur 608 persona të infektuar me COVID 19. Të gjithë këta shtetas tanë (me shtetësi të Kosovës, me shtetësi të dyfishtë apo me shtetësi të Gjermanisë) që kanë qëndruar në vendlindje paraqesin numrin më të lartë të të infektuarve që janë kthyer në Gjermani pas pushimeve. (Pasuar nga Serbia me 227 persona, Turqia 166, Bosnja e Herecegovina 105 etj.)”, thuhet në njoftim.

Kjo ambasadë tutje ka bërë thirrje që gjatë pushimeve në Kosovë, qytetarët të kenë kujdes e të zbatojnë udhëzimet e insituticioneve.

Teksa ka apeluar që të testohen sapo të hyjnë në Gjermani, ambasada e Kosovës në këtë shtet ka paralajmëruar se qytetarët që shkojnë me infeksion në Gjermani do të ballafaqohen me masa të ashpra nga autoritetet gjermane.


SHIKO VIDEON