Lajme

Për këto kategori të konsumatorëve do të rritet çmimi i rrymës

Zyra e Rregullatorit për Energji e ka publikuar sot një raport konsultativ në kuadër të shqyrtimit të jashtëzakonshëm që e kanë bërë për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike.

ZRRE konstaton se rritja e konsumit të energjisë elektrike që u vërejt në vitin 2021 është shkak edhe i një ndryshimi të strukturës tarifore në vitin 2017.

Sipas ZRRE-së, nuk ka nevojë për rritje të çmimit të rrymës për konsumatorët që nuk shpenzojnë më shumë se 600 kWh rrymë në muaj.

Si ndahet kategoritë e konsumatorëve?

Kategoria A: Konsumatori që shpenzon 300 kWh/muaj vlerësohet si konsumator që shpenzon energjinë e nevojshme për të mbuluar nevojat esenciale për një familje 4 anëtarëshe. Gjatë vitit, 20.5% e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë prag në asnjë muaj gjatë vitit, sipas ZRRE-së.

LEXO EDHE:  Persona të panjohur e bëjnë për spital 15-vjeçarin në Prizren, Policia nis hetimet

Kategoria B: Konsumatori me konsum 450 kWh/muaj – paraqet konsumin mesatar të një konsumatori të amvisërisë gjatë vitit. Bazuar në të dhënat e KEDS-it, konsumi mesatar (nga viti 2012 – 2020) nga amvisëritë që shpenzojnë mbi 300 kWh/muaj, është ~ 460 kWh/muaj. Konsumi mesatar në vitin 2021 për konsumatorët e amvisërive që shpenzojnë mbi 300 kWh/muaj energji elektrike është rreth 440 kWh/muaj. Gjatë vitit, 44% e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë prag në asnjë muaj gjatë vitit.

Kategoria C: Konsumatori me konsum 600 kWh/muaj – paraqet konsumin bazik minimal të një konsumatori me ngrohje elektrike gjatë dimrit, në bazë të analizave gjatë vendosjes së bllokut në tarifat e kaluara, 69% të konsumatorëve nuk e kalojnë këtë prag në asnjë muaj gjatë vitit, dhe 79% të konsumatorëve nuk e kalojnë këtë nivel gjatë muajve të verës.

LEXO EDHE:  Kosovës i vendosen këto tri kushte, nëse nuk i zbaton, BE-ja paralajmëron pasoja

Kategoria D: Konsumatori me konsum 800 kWh/muaj – paraqet një konsumator me konsum mbi bllokun e propozuar.

Kategoria E: Konsumatori me konsum 1000 kWh/muaj – paraqet një konsumator me konsum më të lartë të energjisë elektrike