Lajme

“Për herë të parë SHBA, Gjermania e Franca nuk janë në një linjë për Kosovën”

Taulant Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), ka thënë se nga Amerika vetëm John Bolton ka folur për korrigjimin e kufijve të Kosovës.

Kryeziu, ka thënë se duhet kujtuar se Bolton në median “Rusia Today” kishte deklaruar në vitin 2008 se SHBA nuk duhet të njohë Kosovën pa pëlqimin e Serbisë.

“Ky ka qenë qëndrimi i Boltonit në vitin 2008 dhe nuk besoj se qëndrimet e këtij zyrtari kanë ndryshuar. Skenari për kufijtë është i rrezikshëm por nuk besoj se është i mbështetur nga SHBA”, tha ai.

Njohësi i çështjeve politike ka thënë se ndryshimi i kufijve nuk është vetëm shqetësim i Kosovës por edhe i disa faktorëve ndërkombëtar si Gjermania apo Britania e Madhe.

“Për herë të parë Amerika, Gjermania e Franca nuk janë të unifikuar në raport me Kosovën dhe kjo është shumë dëmshme”.

Kryeziu ka thënë ka interesa të mëdha gjeostrategjike për Kosovën, transmeton rtv dukagjini.

“Serbia e ka partneritetin e saj tradicional me Rusinë, ndërsa ne kemi SHBA-në si sponzorizuesin kryesor të shtetësisë së Kosovës. Le të shpresojmë që në Kosovë nuk do të thyhen shtizat e interesave ruso-amerikane në kuptimin e saj se kush-kujt do të ja kthej borxhin me Kosovën”.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?